Connect with us

Kosovë

Nxënësja nga Malisheva dyshohet se u sulmua seksualisht nga punëtori teknik

Publikuar

Një sulm seksual është regjistruar një ditë më parë në shkollën fillore „Kajtaz Ramadani„ në fshatin Kijevë të komunës së Malishevës.

Punëtori teknik dyshohet  se ka sulmuar seksualisht një nxënëse të klasës së tetë të kësaj shkolle, në kohën kur ajo ishte në banjë. Për rrethanat se si ka ndodhur ky rast, ka folur drejtori i shkollës.

„Ka kërkuar leje prej mësueses, për të shkuar në banjo sepse nuk e ka ndier veten mirë. Banjoja është poshtë ka shkuar janë të prishura disa çeshme, kështu që ka kërkuar tash ndihmë prej punëtorit teknik i cili është tash mirëmbajtës i shkollës, si dhe ka kontroll tash edhe nxemjen, punëtor shumë i vyeshëm, ka kërkuar prej tij të vijë ta rregullojë ta lëshoj ujin. Ka ardhur punëtori shihet shumë mirë në kamerë, hyn në vendin ku lëshohet  uji, edhe një çeshme ka qenë e lëshuar por çeshmja që është desht vajza me i pastruar duart nuk ka qenë në rregull, ka hyrë dhe e ka rregulluar, thotë që e ka rregulluar atë edhe ka dalë, ka shkuar në atë klasën ku ka qenë” , tha Bedri Toplana, drejtor i Shkollës Fillorë të Mesme të Ulët „ Kajtaz Ramadani”, në Kijevë.

Për të konfirmuar rastin, në prani të Policisë janë kontrolluar kamerat e shkollës. Mirëpo mësohet se në momentin kur nxënësja ishte duke dalë nga banja, njëra nga kamerat nuk ishte duke punuar. Njësitet relevante të policisë i janë përgjigjur rastit dhe është arrestuar i dyshuari.

Në anën tjetër, veprime ndaj të dyshuarit për sulm seksual janë ndërmarrë edhe nga ana e komunës së Malishevës. I njëjti është suspenduar nga puna.

 “Në angazhimin tim si drejtoreshë e arsimit në kompetenca të mija është marrë vendimi për suspendimin nga detyra deri në një vendim të prokurorisë “, tha Arbresha Krasniqi – Drejtoreshë e Arsimit – Malishevë.

Nga ana tjetër, familjarët e viktimës nuk kanë dashur  të deklarohen rreth rastit duke ua lënë në dorë organeve të sigurisë./rtk

Maqedoni45 minutes ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri1 hour ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme2 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni3 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri4 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme5 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni6 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri7 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme7 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme8 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë8 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Lajme8 hours ago

Osmani pas emërimit të Fetait: Krijimi i një kanali paralel në Bruksel e dëmton diplomacinë shtetërore

NA NDIQ NË FACEBOOK