Connect with us

Lajme

Mehmeti: Tifozët maqedonas fyejnë shqiptarët nëpër stadiume, politikanët maqedonas nuk respektojnë gjuhën shqipe

Publikuar

Tifozët maqedonas me fanella të lojtarëve shqiptar “shajnë” shqiptarët, njejtë sillen edhe politikanët maqedonas. Kështu analisti Ibrahim Mehmeti komenton çështjen e 20%-shit në emisionin Argument në TVM2.

Madje, Mehmeti mendon se sharrjet e tifozëve nëpër stadiume janë të motivuara nga politikanët.

“Në të njejtën kohë ata gëzohen kur lojtarët shqiptarë ja ngrejnë namin Maqedonisë dhe nga ana tjetër përsëri i shajnë shqiptarët edhe në stadium edhe gjithandej. Kjo sjellje e politikanëve maqedonas karshi gjuhës sjqipe, mënyrës se si ata e trajtojnë këtë problem, nuk është vetëm zgjidhja e problemit, por edhe mënyra se si ata sillen, ju jep ushqim mental atyre që i bëjnë këto sjellje nëpër rrugë, apo nëpër stadiume”, tha mes tjerash analisti politik Ibrahim Mehmeti në emisionin Argument në TVM2.

NA NDIQ NË FACEBOOK