Connect with us

Kosovë

Mehaj i reagon Vuçiqit: Pretendimet për dronët në Rashkë, plotësisht të pavërteta

Publikuar

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka dalë me një reagim ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, lidhur me lëvizjen e dronëve të panjohur nga territori i Kosovës mbi vendbanimin e Rashkës.

Mehaj ka deklaruar se këto pretendime janë plotësisht të pavërteta dhe çfarëdo diskursi i tillë është vetëm pretekst për rritjen e numrit të trupave të ushtrisë serbe përreth kufirit me Kosovës, që, sipas tij, janë si mjet për përhapjen e një gjendje paniku mbi qytetarët e të dyja shteteve.

“Fillimisht për tentim kthimin e vëmendjes në një temë që nuk është më brengë e qytetarëve të Serbisë, të cilët tashmë kanë pranuar realitetin e ri të shtetit të Kosovës, dhe pakënaqësitë e tyre kanë të bëjnë më tepër me mirëqenien e tyre nën udhëheqjen e Vuçiq sesa me rezultatet e dialogut”.

“Dhe së dyti, tentim destabilizimin e Republikës së Kosovës përmes ngjalljes së frikës tek komuniteti serb, qytetarët tanë, për gjoja masat e dhunshme që priten të ndërmerren nga ana e institucioneve të qeverisë, tek të gjithë ata që përdorin targa ilegale të Serbisë, e të cilat u’a rikujtojmë se janë të tilla, ilegale, pasi janë në kundërshtimin me marrëveshjen e derivuar nga dialogu në mes të dyja palëve, si dhe në kundërshtim me vendimin e qeverisë së Republikës së Kosovës, të datës 28.10.2022, në të cilin është vendosur që procesi i regjistrimit të këtyre mjeteve në targa RKS të bëhet i shkallëzuar në tre faza, deri në përmbylljen e këtij procesi legal dhe legjitim me datë 21 prill 2023”, ka thënë Mehaj në rrjetin social Facebook.

Ai ka theksuar se vendimi i targave ka për synim  ligjshmërinë në shtetin e Kosovës, rritjen e sigurisë në trafik, dhe nuk është i drejtuar ndaj asnjë etnie të caktuar.

“Të gjithë qytetarët që kanë pasur në shfrytëzim tabela të tilla deri me datën 31 mars 2023, do të kenë mundësi të përfitojnë nga lehtësirat për regjistrim të mjeteve nga targa ilegale në targa RKS, duke përfshirë: taksat doganore, taksën administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifën për targa dhe tarifën për pajisje me certifikatë të regjistrimit të Automjetit”.

“Respektimi i këtyre masave do të sigurohet nga ana e Policisë së Republikës së Kosovës, si rregulluese e trafikut. Ndërsa ushtria e Republikës së Kosovës, padyshim do të garantoj mbrojtjen e të gjithë shtetasve brenda territorit të Republikës së Kosovës. Çdo veprim i yni është në koordinim të plotë me aleatët tanë, në mbrojtje të  integritetit territorial dhe vlerave demokratike evropiane”, ka shkruar Mehaj.

Lajme1 minute ago

Qeveria miraton vendimin për tokën shtetërore, Elmazi: Hapet rruga për ndërtimin e çerdhes në Sfillare të Poshtme

Lajme50 minutes ago

Kadrijaj: S’kanë reflektuar ndaj kërkesave të AAK-së, s’kemi pse negociojmë sepse s’duam të jemi partnerë me VV’në

Maqedoni2 hours ago

Nga sot trotinetët elektrikë vetëm për personat mbi 18 vjeç, ndalohet bartja e personit të dytë

Lajme2 hours ago

Rikonstruimi i Qeverisë, Mexhiti: Po nis një fazë e re e punës, me më shumë përgjegjësi

Shqipëri2 hours ago

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, SPAK gjen ‘qitësin e dytë’. Debate në gjyq për Sky Ecc…

Lajme2 hours ago

VLEN: 6 ministri për mandat edhe më të fortë- misioni për shqiptarët vazhdon

Maqedoni2 hours ago

Riorganizimi i Qeverisë përfundoi, këto janë ministrat e rinj

Maqedoni2 hours ago

Kallëzim penal ndaj një 18-vjeçareje dhe 2 të miturave, rasti i dhunës në Kumanovë,

Maqedoni3 hours ago

Stoilkoviqi sulmoi verbalisht disa deputetë, por ai vetë nuk kërkoi falje, në vend të tij e bëri Mickoski

Maqedoni3 hours ago

Tensione në Kuvend: Arbana Pasholli pretendon se u sulmua verbalisht nga Ivan Stoilkoviq, pak para emërimit të tij ministër

Maqedoni3 hours ago

Arrestohet një 16-vjeçar për vjedhje në kishën “Shën Bogorodica” në Tetovë

Lajme3 hours ago

Kthehu, Hashim: Autostradat që i ndërtove nuk po i mirëmbajnë, spitalet janë në mjerim, policia pa veshmbathje, aleancën me Amerikën e kanë zëvendësuar me Maqedoninë dhe Greqinë

NA NDIQ NË FACEBOOK