Connect with us

Lajme

Tërmeti, prokuroria e Krujës nis verifikimet

Publikuar

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë, njofton se pas tërmetit të 26 nëntorit është vënë në lëvizje për të verifikuar nëse në këtë ngjarje, ka apo jo elementë të veprave penale.

Drejtuesi i Prokurorisë, Prokurorët dhe Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë Krujë kanë shkuar në Njësinë Administrative Thumanë, ku rezulton se ishin shembur tre pallate, e si rezultat i kësaj shembje kanë ndërruar jetë 24 persona.

“Po ashtu është vijuar puna në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë të cilët janë urdhëruar që të kryejnë të gjitha veprimet e duhura në vendgjarje, duke i orientuar ti trajtojnë si vendngjarje ku ka ndodhur një krim dhe të kryhen në çdo rast veprimet hetimore perkatese.

Rezulton gjithashtu se në rrethin ku ushtron kompetencat territoriale Prokuroria Krujë, janë dëmtuar një numër mjaft i madh banesash, nga të cilat një pjesë janë shpallur të pabanueshme dhe pjesa tjetër me dëme të konsiderueshme. Përveç pallateve të rrëzuara IKMT-ja ka prishur edhe disa pallate të tjerë të deklaruara të pabanueshme. Edhe në këto raste oficerët e policisë gjyqësore kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe kanë marrë në cilesinë e provës materiale mbetje të këtyre pallateve.

Lidhur me këto raste ka dyshime,  se mund te jenë konsumuar elemente të figurave të veprave penale të parashikuara nga nenet 289 e 248 te K.Penal.

Për këtë arsye janë urdhëruar oficerët e policisë Gjyqëesore që të verifikojnë:

Çdo banesë të dëmtuar rëndë, ose të shpallur të pabanueshme. Të bëjnë kqyrjen e tyre.Të marrin me cilesinë e provës një kopje të raportit të grupeve të konstatimit të dëmeve.

Të sekuestrojnë menjëherë me cilesinë e provës, çdo dokumentacion lidhur me këto ndërtime (Projekt, leje ndertimi, akt kolaudimi etj.), në çdo institicion shtetëror ku ato ndodhen. Të merren vendime për kryerje të aktit të ekspertimit vlerësues për dëmin ekonomik në çdo rast, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Deri në këto momente janë kryer të gjitha veprimet e para hetimore të domosdoshme në lidhje me vendngjarjet  (tre pallatet e rrëzuara ku u shkaktuan viktimat në Thumanë ) dhe ndërkohë vazhdojnë veprimet edhe në objekte të tjera të dëmtuara rëndë.

Pas përfundimit të këtyre veprimeve të domosdoshme hetimore, janë urdhëruar Oficeret e policise Gjyqësore që të bëjnë referimet përkatëse dhe në varësi të elementeve të veprave penale që do të konstatohen, do të konkludohet për regjistrimin e procedimeve penale përkatëse.”, thuhet në njoftim.

Lajme2 minutes ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni2 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri2 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme2 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme3 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë3 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Lajme3 hours ago

Osmani pas emërimit të Fetait: Krijimi i një kanali paralel në Bruksel e dëmton diplomacinë shtetërore

Kulturë4 hours ago

Albi Qamili dhe Bilall Kasami mirëpresin Korab Shaqirin në komunën e Tetovës, sonte koncert në kuadër të “Verës Tetovare”

Maqedoni4 hours ago

Rrahje në ESM: Një e punësuar ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga kolegia e saj

Bota4 hours ago

Pamje të pazakonta në Gjermani, pema merr flakë pasi bie mbi linjën e tensionit gjatë stuhisë

Lajme5 hours ago

Arben Fetai merr detyrën e re: Një kapitull i ri në shërbim të integrimit evropian të vendit

Lajme6 hours ago

Nga një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për rastin e zhdukjes së grupit të intelektualëve

NA NDIQ NË FACEBOOK