Connect with us

Lajme

“Fshehja e pronave”, reagon Albert Musliu

Publikuar

VMRO-DPMNE sot ka prezantuar personat që janë pjesë të funksionarëve, siç thonë, të kyçur në aferën “Pronat Sekrete”. Emrat të cilat pretendon opzitarja VMRO-DPMNE janë eksperti dhe analisti politik Albert Musliu, Avokati Ivica Jevtiq, Drejtori I Ndërmarrjes Publike “Pyjet e Maqedonisë”, Valentin Gruevski, dhe anëtari I Këshillit drejtues në Shtëpinë e Shëndetit në Berovë, Novica Peçinski, janë katër nga 123 emrat, për të cilët VMRO-DPMNE-ja pretendon se kanë prona sekrete në vlerë prej 30 milionë euro.

Rreth pretendimeve të VMRO-DPMNE-së, ka reaguar analisti Albert Musliu duke theksuar se nuk e fsheh pronën të cilën e posedon.

“Detyra për të cilën jam emëruar nuk paguhet. Sipas njohurive të mia për detyrë të këtillë nuk duhet të dorëzoj listë anketuese, nuk e fsheh pronën që e posedoj. Besoj se të dhënat për pronën time VMRO-DPMNE i ka marrë nga Administrata Kadastrale, ku është e paraqitur në mënyrë të rregullt. Në qoftë se nuk kam të drejtë, do të paguaj dënim”.

Ndryshe Komisioni për Parandalim të Korrupsionit edhe sot ka bërë thirrje që automatikisht të lidhen softuerët e më shumë institucioneve, por edhe të miratohet ligj për prejardhjen e pronës, me qëllim që në mënyrë efikase të ndiqet dhe eventualisht të sanksionohet ndryshimi i gjendjes së pronës së funksionarëve shtetërorë dhe personave të emëruar. Për katër persona, të afërt me partinë në pushtet LSDM, për të cilët opozitarja VMRO-DPMNE sot ka bërë publike të dhëna për gjendjen e padeklaruar të pronës, anëtarët e Antikorrupsionit do të veprojnë sipas informacioneve të tyre, por i bëjnë thirrje partisë që të gjitha gjetjet që i posedon t’i dorëzojë në Komisionin Shtetëror./KlanMacedonia

Maqedoni3 minutes ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri33 minutes ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme2 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni3 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri4 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme4 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme4 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë5 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Lajme5 hours ago

Osmani pas emërimit të Fetait: Krijimi i një kanali paralel në Bruksel e dëmton diplomacinë shtetërore

Kulturë6 hours ago

Albi Qamili dhe Bilall Kasami mirëpresin Korab Shaqirin në komunën e Tetovës, sonte koncert në kuadër të “Verës Tetovare”

Maqedoni6 hours ago

Rrahje në ESM: Një e punësuar ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga kolegia e saj

Bota6 hours ago

Pamje të pazakonta në Gjermani, pema merr flakë pasi bie mbi linjën e tensionit gjatë stuhisë

NA NDIQ NË FACEBOOK