Sport
Qipro fiton ndaj Greqisë, komplikohet grupi i Kosovës – ja si është situata aktuale

Kombëtarja e Qipros ka triumfuar ndaj Greqisë, me rezultat 1-0, kështu duke e bërë grupin ku është Kosova, më shumë të komplikuar.
Qipro me këtë fitore krijon gjasa për të mos përfunduar në vendin e fundit në grup, pasi tani ka pikët e barabarta me Irlandën e Veriut, nga pesë pikë, derisa Kosova është në vendin e dytë, me vetëm një pikë më shumë.
Pikërisht ndaj Kosovës, Qipro do të luajë në ndeshjen e ardhshme, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Dardanëve iu duhet fitorja për të siguruar vendin e dytë në grup, ndryshe me një humbje eventuale do të ishte mjaft e rrezikshme.
Ky skenar mund të plotësohet me Irlandën e Veriut që ndeshjen e ardhshme e luan te Greqia, që e ka siguruar vendin e parë në grup, me një fitore eventuale, Kosova do të përfundonte në një pozitë jo fort të favorshme.
Tash nëse Irlanda e Veriut dhe Qipro shënojnë fitore, Kosova rrezikon të bie në Ligën D.
Kosova në ndeshjen e parë e ka mposhtur Qipron, me rezultat 2-0, si mysafirë. /Klankosova.tv/
The post Qipro fiton ndaj Greqisë, komplikohet grupi i Kosovës – ja si është situata aktuale appeared first on Klan Kosova.






















