Sport
Valon Berisha i padisiplinuar, Lazio s’e grumbulloi fare për ndeshjen e sotme

Mesfushori nga Kosova ka pasur shumë pak hapësira këtë edicion me klubin italian dhe nuk pëlqehet nga trajneri Simone Inzaghi.
26-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar vetëm dy ndeshje në Serie A ku në total ka 21 minuta, ndërsa ka luajtur në tri të tjera në Ligën e Evropës në total 128 minuta.
Inzaghi kishte dashur ta përfshinte në formacionin startues të enjten ndaj Cluj që Lazio e fitoi me rezultat minimal 1-0.
Edhe pse kosovari ishte projektuar të jetë në formacionin titullar, ai në fund nuk ka pranuar të luaj duke u ankuar në një lëndim.
Mediat italiane kanë raportuar se lojtari nuk ka fare lëndim dhe se nuk ka dashur të rrezikojë në një ndeshje të parëndësishme pasi Lazio thuajse është eliminuar nga grupet.
Kjo gjë nuk i ka pëlqyer trajnerit Inzaghi i cili pastaj vendosi të mos ta grumbullojë fare Berishën, bile as për ndeshjen e sotme ndaj Udineses.
Gjithnjë sipas medieve italiane, klubi kryeqytetas e ka nxjerrë në shitje mesfushorin nga Kosova dhe pritet ta largojë atë gjatë afatit kalimtar të janar. /Lajmi.net/






















