Lajme
Maqedoni, edhe zyrtarisht dorëhiqet një ministër

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski përmes një komunikimi të shkurtër me Alsat ka konfirmuar se ka deponuar dorëheqjen e tij në Qeveri.
Përmes shërbimeve të ministrisë, dorëheqja e Milevskit është dorëzuar në arkivin e organit ekzekutiv.
Të pyetur zyrtarisht, nga Qeveria na thanë shkurt se akoma nuk janë të njoftuar, por do të informojnë sapo të konfirmojnë informacionin.
















