Sport
Manchester United i jep fund interesimit për Frenkie de Jong

Manchester United i ka dhënë fund tentimeve për transferimin e Frenkie de Jong, por pritet që klubi sërish të shfaq interesim në afatet kalimtare të ardhshme, sipas raportit nga 90Min, transmeton Klankosova.tv.
Djajtë e Kuq dje zyrtarizuan transferimin e Antony, teksa klubi po tenton ta largojë lojtarin Aaron Wan-Bissaka, për të cilin interesim ka shfaqur ish-klubi i tij, Crystal Palace.
Megjithatë, skuadra e Erik ten Hag është në bisedime me Barcelonën për transferimin e Sergino Dest.
The post Manchester United i jep fund interesimit për Frenkie de Jong appeared first on Klan Kosova.






















