Connect with us

Sport

Tifozët presin që Ballkani sonte gjithsesi të fitojë (VIDEO)

Publikuar

Shumë tifozë ia mësynë stadiumit “Fadil Vokrri” dy orë para duelit që nis në orën 20:00 mes kampionit të Kosovës në futboll Ballkanit dhe skuadrës nga Maqedonia e Veriut, Shkupi.

Nga ndeshja e parë si mysafirë, suharekasit gëzojnë epërsinë 2-1. Ky rezultat iu jep shpresë edhe tifozëve Xhebrailat, për kualifikim në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

Në këtë përballje që do të tubojë mbi 12 mijë tifozë, pasi të gjitha biletat janë shitur në kohë rekorde, 700 nga ta do të jenë shkupjanë.

Fituesi i këtij dueli, pos që do të luajë në kompeticionin e tretë më të mirë në Evropë, do të arkëtojë edhe rreth 3 milionë euro të hyra.

klankosova.tv

The post Tifozët presin që Ballkani sonte gjithsesi të fitojë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.