Connect with us

Lajme

Plazhet e Strugës pa shpëtimtarë! Kryqi i Kuq: Rojet në plazhe më se të nevojshëm

Publikuar

Plazhet e Strugës janë pa shpëtimtarë. Këtë verë nuk është punësuar asnjë. Nuk ka as shenja për pjesët më të rrezikshme të liqenit. Plazhet janë të mbushura me vizitorë, por koncesionerët nuk kujdesen për standardet e sigurisë, megjithëse është detyrim i tyre ligjor. Nga Kryqi i Kuq i Strugës thonë se rojet e plazheve janë më se të nevojshme.

“Është e rëndësishme sepse ka të bëjë me shpëtimin e jetës së dikujt në një moment të caktuar rreziku. Jo të gjithë dinë të notojnë, ndonjëherë ndodh një valë e nxehtë. Nevoja mund të jetë e çdo lloji në këto ditë vere.”- deklaroi Adhurime Dauti, nënkryetare e Kryqit të Kuq.

Shpëtimtarët në plazhe janë të trajnuar për të tërhequr nga uji njerëzit që po mbyten, për të ofruar ndihmën e parë për prerje dhe lëndime në ujë dhe në tokë. Kryqi i Kuq vazhdimisht trajnon shpëtimtarë dhe i nxjerrë në teren, edhe pse nuk e kanë për detyrim.

“Licencat janë sepse trajnimi është bërë për 10 vjet, numri i shpëtimtarëve aktiv është shumë më i madh, por këtë vit kemi tetë veta dhe kemi të tjerë që na ndihmojnë në fundjavë, na ndihmojnë kur kemi nevojë që dikush të zëvendësojë dikë.”- tha Adhurime Dauti, nënkryetare e Kryqit të Kuq.

Në të kaluarën, dhjetëra roje shpëtimi kanë siguruar plazhet në bregun e liqenit të Ohrit dhe Strugës. Ndërsa tani në Strugë nuk është asnjë, ndërsa në bregun e liqenit të Ohrit janë vetëm 8.

Shqipëri21 minutes ago

Fenomen i çuditshëm në Gjirin e Lalzit, një qytet shfaqet në horizont, pamjet bëhen virale (VIDEO)

Lajme1 hour ago

Zelensky ngre alarmin: Rusia po përgatitet për një sulm masiv, ka mundësi të kryhet sonte

Maqedoni3 hours ago

Stoillkoviqit nuk i erdhi mirë pyetja mbi shqiptarët, reagon vetëm për serbët!

Lajme4 hours ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni5 hours ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri6 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme7 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni8 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri8 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme9 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni11 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri11 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

NA NDIQ NË FACEBOOK