Lajme
Durrës, të prekurit nga tërmeti në pritje për të marrë ndihma (VIDEO)

Durrësi është një ndër qytetet që u dëmtua më së shumti nga tërmeti që goditi disa zona të Shqipërisë të martën rreth orës 03:55 të mëngjesit.
Tani atje shumë qytetarë kanë nevojë për ndihmë për shkak se u janë dëmtuar vendbanimet e tyre.
Gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri është duke qëndruar atje për ta përcjellë gjendjen.
Në një video të filmuar nga ai, mund të vërehet numri i konsiderueshëm i qytetarëve që janë në pritje për të marrë ndihmë në gjimnazin pranë stadiumit në Durrës – i kthyer në qendër për grumbullimin dhe shpërndarjen e ndihmave.
klankosova.tv




















