Connect with us

Lajme

Po vërehet: Me rritjen e rasteve, Ministria po e shpeshton këtë thirrje për popullin

Publikuar

Ministria e Shëndetësisë, ditëve të fundit ka shpeshtuar thirrjet për kujdes lidhur me gjendjen pandemike në vendin tonë dhe kjo po vërehet sidmos me rritjen e rasteve, ditëve të fundit.

I fundit është një i para pak minutave, ku thotë se ‘vendet e rajonit bashkë me vendin tonë, po shënojnë rritje të rasteve’ dhe ku bën thirrje për kujdes.

“Vendet e rajonit, por dhe vendi ynë po shënojnë ditëve të fundit rritje të rasteve të COVID-19. Mënyra më e lehtë dhe më praktike për të ulur rrezikun dhe për t’u mbrojtur nga COVID-19 mbetet vaksinimi, krahas respektimit të masave të tjera parandaluese.

Përmes sigurimit të dozave të mjaftueshme të vaksinës kundër Covid-19 dhe qasjes së lehtë, vaksinimi sot është një proces i lehtë dhe i mundur në njësitë e vaksinimit (KPSH) në çdo komunë të Kosovës.

Mbroje shëndetin tuaj-Vaksinohu!”, thotë Ministria.

Kujtojmë se vetëm dje, janë shënuar 64 raste me koronavirus derisa në total, aktualisht numri i rasteve aktive është 322. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK