Religjion
Akabe, me paralele të re në lagjen veri të Shkupit

Të premten pjestarë të kryesisë dhe nxënës të Qendrës për edukim dhe kulturë – Akabe, kanë bërë hapjen solemne të paraleles së re në lagjen Veri të Shkupit. Q.E.K – Akabe, paralelja e Lagjes Veri do të jetë shumëfunksionale, duke filluar nga instituti i Hifzit, programe për Mësim Besimin, Etikën dhe Historinë Islame.
Përgjegjës për këtë institut të Kur’anit do të jetë anëtari i kryesis së Q.E.K.-Akabe, mualim i mirënjohur, Miftar ef. Islami.
Projekti ishte si ide është hedhur në vitin 2017 në manifestimin e Hatmes ku, Miftar ef. Islami u angazhua që të implementon këtë projekt, sot ishte finalja e këtij projekti sepse instituti i hifzit behet me lokal qe do te mundeson zhvilimin e mirfilltë të programit të saj.
Angazhimi i pamohueshëm i kryetarit të Q.E.K.- Akabe, Senad ef. Ramadani sot edhe solemnisht bën hapjen edhe të një vatre të re të dijes. Vizioni i Q.E.K – Akabe është që një ditë paralelet e saja të shtrihen në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut




















