Kulturë
“Kosovë të dua për gjithçka që bëre për nënën Shqipëri”/ Capital T më krenar se kurrë

Capital T është një ndër artistët që ka qenë shumë pranë familjeve të prekura nga tërmeti. Që nga momenti i parë ai ka siguruar ushqim, veshje dhe strehë për ata njerëz që më shumë se kurrë patën nevojë për ndihmë.
Reperi shprehet falenderues dhe krenarë për të gjithë ata që ndihmuan dhe treguan solidaritet në ditë të vështira si këto.
Nëpërmjet një statusi në Instagram reperi shkruan se do të vazhdojë të kujdeset për këto familje deri në momentin që ata të jenë të sigurt dhe do t’i ndihmojë për çdo gjë që do të kenë nevojë.
Ai nuk ka harruar të falenderojë dhe grupet që e ndihmuan në këtë mision të vështirë.
“Better days are coming… ?? Jom super krenar me qka kem arrite per kto dite pune, KOSOVE te duaaa per krejt çka ke ba per nanen SHQIPNI . Mendoj qe euforia, paniku edhe emergjenca ka kalu ato zona qe une i kom vizitu edhe pa termet pak a shume kan pase nevoja te njejta, depot jane full n’Shqipni tash procesi do te jete i gjate me vjet per me u kthy ne normalitet e na duhet me u fokusu ma shume te ata te cilet strehohen ne Kosove momentalisht me ju siguru krejt çka ju duhet per ni periudhe ma te gjate sa kan me nejt e qe ska me qene 3-4 dite, shfrytzoj rastin mi falenderu ata qe kan bashkpunu me mu krejt kete kohe e i jane pergjigj thirrjes tem si grupi i ngushte ne Kosove po edhe 2-3 grupe me studente ne Shqiperi qe ishin dite e nate ne dispozicion me kontribu kudo qe kishte nevoje.”/ CNA.al






















