Connect with us

Lajme

Grubi pret në takim ambasadorin e ri të Kosovës, Florian Qehaja

Publikuar

Shkup, 6 Qershor – Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës, z. Florian Qehaja.

Grubi me këtë rast e uroi ambasadorin Qehaja për detyrën e re dhe e siguroi për mbështetje në përmbushjen me sukses të misionit të tij në vend.

Bashkë konstatuan se marrëdhënie bilateral mes dy vendeve janë në nivel të duhur dhe njejtë duhet vazhduar edhe më tej duke punuar fortë në forcimin dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës në rrugën e integrimeve euro-atlantike, kurse Maqedonia e Veriut është e gatshmë të ofrojë përvojën e saj si vend anëtar i NATO-s.

Projektet infrastrukturore gjithashtu ishin pjesë e bisedës në këtë takim përfshirë këtu autostradën Shkup – Bllacë, Korridorin 8, rruga Tetovë – Prizren, si projekte jetike dhe mjaft të rëndësishme për lidhjen jo vetëm të dy vendeve tona por edhe të gjithë Ballkanit Perendimor.

Në takim u bisedua edhe për projektin One stop shop i cili duhet të fillojë të implementohet sa më parë përmes të cilit do të largohen kufijtë dhe do të ketë lehtësime në lëvizje për qytetarët dhe mallrat, derisa nesër pritet të takohen komisionet e të dy vendeve nga dikastere të ndryshme përfshirë këtu Ministritë e Punëve të Brendshme, Doganat dhe institucione tjera që janë të përfshira në këtë projekt, me qëllim që të nxitet realizimi final sa më parë.

Grubi theksoi së Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës duhet të bashkëpunojnë ngushtësisht në lehtësimin e çdo pengese burokratike që ekziston në zhvillimet në fushën politike, kulturore, ekonomike, tregtare dhe të gjitha sferat e tjera të jetës për një mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët.

Maqedoni27 minutes ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri57 minutes ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme2 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni3 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri3 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme4 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni6 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri6 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme7 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme7 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë7 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Lajme7 hours ago

Osmani pas emërimit të Fetait: Krijimi i një kanali paralel në Bruksel e dëmton diplomacinë shtetërore

NA NDIQ NË FACEBOOK