Connect with us

Religjion

Nëse duhet të trokitni…

Publikuar

më

‎“Ju bëni disa veprime të cilat janë në sytë tuaj më të holla se qimja e flokut, kurse ne, në ‎kohën e Pejgamberit (savs), i konsideronim ndër mëkatet e mëdha.”‎

Këto janë fjalët e sahabiut Enes ibn Malikut (r.a.).‎

Njeriu mund të kryejë ndonjë mëkat të vogël, por për shkak të neglizhencës, përbuzjes, ‎nënvlerësimit dhe mungesës së turpit nga Allahu i Plotfuqishëm, mëkati i tillë bëhet mëkat i ‎madh, jo domosdoshmërisht për shkak të vetë mëkatit, por për shkak të mentalitetit të ‎pavetëdijes i cili ka ardhur me të.‎

‎“Ky është vetëm një mëkat i vogël”, pohon ai.‎

‎“Të tjerët veprojnë shumë më keq”, insiston ajo.‎

Përgjigjja jonë le të jetë:

“Mos shiko në vogëlsinë e mëkatit që bën, por shiko madhësinë e ‎atij ndaj të cilit mëkatin e bën!”‎

Pejgamberi (savs), ka thënë:

“Oj Aishe, ruaju nga nënvlerësimi i mëkateve (të vogla), sepse ‎edhe për to duhet dhënë llogari para Allahut.”‎

Pa marrë parasysh se çfarë është dobësia juaj, ju lutem, kujdesuni të mos lejoni që zemra juaj ‎të pajtohet me të.‎

Ai i cili troket në derën e mëkatit duke qenë i kënaqur, ndryshon shumë, nga ai i cili troket, por ‎për të faji e bren dhe zemra i dhemb.‎

Ky i dyti është aq afër mëshirës së Allahut.‎‎( Ali Hammuda )‎

Përkthim: Miftar Ajdini

NA NDIQ NË FACEBOOK