Connect with us

Lajme

Dhuna e policisë ndaj protestuesve/ Manjani: Burra legena, fshiheni pas kalamajve

Publikuar

Ish-ministri Drejtësisë, Ylli Manjani ka dënuar përdorimin e dhunës nga efektivët e policisë në shoqërimet e protestuesve ditët e fundit.

Sipas tij, argumenti se po e bëjnë për “bukën e kalamajve” nuk qëndron.

“Hajde të të rrah, dhunoj, shoqëroj në polici me dhunë, helmoj me gaz e të të dynd në gjoba dhe mos ma merr për ters se e bëj ‘për bukën e kalamajve’!!!… Burra legena! Fshiheni pas kalamajve. U përmendni edhe bukën, pa le”, shprehet Manjani.

Reagimi

Në një postim në rrjetet sociale, ish ministri shkruan:

“Për bukën e kalamajve”…

*****

Nuk mirëkuptoj askënd që përdor “bukën e kalamajve” si argument për të legjitimuar atë që bën.

Askënd, po askënd fare!

Çdo me thënë kjo?!

Hajde të të rrah, dhunoj, shoqëroj në polici me dhunë, helmoj me gaz e të të dynd në gjoba dhe mos ma merr për ters se e bëj “për bukën e kalamajve”!!!

Pse vetëm policët paskan kalamaj?!

Ata që protestojnë ç’kanë?!

Po pse mo kalamaj kanë vetëm ata që punojnë në shtet?! Deputetët, ministrat, drejtorët e nëpunësit paskan kalamaj?!

Vetëm ata që bëjnë presion për vota (patronazhistët e komisionerët) paskan kalamaj dhe, votuesit vetë jo?!

Po ç’llogjikë është kjo?!

“Falja se e bën për bukën e kalamajve”- thonë disa.

Jo or jo, nuk fal askënd!

Dhe jo për “bukën e kalamajve” por për dinjitetin e tyre, për pavarësinë e tyre nga “buka” e fituar në kurriz të të tjerëve.

Burra legena!

Fshiheni pas kalamajve.

U përmendni edhe bukën, pa le!

Mos i ngatërroni kalamajt me këto pisllëqe!

Ptu!

NA NDIQ NË FACEBOOK