Connect with us

Sport

Fenerbahce pas Hadergjonaj – nënshkrimi synohet të sigurohet në janar

Publikuar

Skuadra gjigante turke, Fenerbahce, ka kthyer sytë kah mbrojtësi i krahut, Florent Hadergjonaj.

Sipas raportimeve të ‘Aksam’ [Kosovan Football], Fenerbahce do të dërgojë zyrtarët e skuadrës drejt Huddersfield, në janar, transmeton lajmi.net.

Synimi i tyre do të jetë nënshkrimi me lojtarin kosovar, i cili mbulon krahun e djathtë të mbrojtjes.

Kujtojmë se tek Fenerbahce luan edhe kosovari tjetër, Vedat Muriqi, i cili së fundmi ka vuajtur nga një dëmtim. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK