Connect with us

Lajme

Deklarata e Bashës për rrëzimin e bustit, ironia e Palokës: Të paktën të kishe veshur pantallona të gjata

Publikuar

Deputeti i PD, Edi Paloka, ka ironizuar deklaratën e sotme të Lulzim Bashës, i cili gjatë firmosjes së peticionit të dekomunistizimit, deklaroi se ditën që u rrëzua busti i Enver Hoxhës ai ishte aty bashkë me të tjerët.

Me anë të një postimi në Facebook, Paloka me ironi shkruan se mirë që ishte atë ditë në rrëzimin e e bustiti të diktatorit, por të paktën të kishte veshur pantallona të gjatë, se ishte ftohtë.

Postimi i Palokës:

Hajde se antarsimin ne NATO, liberalizimin e vizave dhe ndertimin e Rruges se Kombit , ja “hoqem” Berishes per 8 vite e ti atribuam ty per te te rritur ne syte e opinionit, po te dalesh tani se paske “terhequr “ dhe litarin per te rrezuar bustin …!!! Nuk te duket se ekzagjeron pak ?! Jo per gje po te pakten te kishe veshur pantallona te gjata se ai shkurti i ‘91 ka qene pak i ftohte per te dale me pantallona te shkurta…!

NA NDIQ NË FACEBOOK