Connect with us

Lajme

“Pyjet e Maqedonisë” punëson 140 persona

Publikuar

më

“Pyjet e Maqedonisë” kanë shpallur konkurs për punësimin e 410 personave. Ndërmarrja publike ka nevojë për druprerës, persona që do të angazhohen për transportin e punonjësve për pyllëzim. Ata do të punësohen me kohëzgjatje të caktuar, përfshirë 31 dhjetorin e këtij viti. Por, interesante është se pagat për punonjësit e ardhshëm planifikohen të jenë nën pagën minimale prej 18.000 denarëve, që u dakordua një ditë më parë, shkruan Alsat.

82 druprerës                                      paga 16.890 denarë

95 transportues                                 paga 15.450 denarë

79 punonjës të pyjeve                       paga 14.880 denarë

Alsat u përpoq të marrë përgjigje nga “Pyjet e Maqedonisë”, se cila është nevoja që këtë vit të angazhohen kaq shumë njerëz. Por kompania shtetërore nuk iu përgjigj thirrjeve tona. Prandaj e pyetëm ministrin Ljupço Nikollovski. Ai thotë se po punësohen persona të ri pasi në këtë periudhë të vitit kanë pasur volum të shtuar të punës për prerje dhe mbjellje.

“Është për personat që nevojiten për të punuar në këtë sektor dhe në ndërmarrjen publike Pyjet Kombëtare që janë me periudhë të caktuar kohore me kontratë dhe që janë për të gjithë punën fizike që duhet bërë”.

Në vitin 2013, kur qeveria e kaluar i menaxhonte Pyjet e Maqedonisë, shpalli konkurs për 1600 persona nga familjet në nevojë sociale. Problemi atëherë ishte se një pjesë e mirë e atyre që punësoheshin me short, prisnin me vite të tëra për t’u thirrur në punë. /Alsat.mk

Lajme4 minutes ago

BDI: Të identifikohen dhe të ndëshkohen menjëherë komitët që rrahën dy punonjës shqiptarë të Higjienës Komunale!

Maqedoni7 minutes ago

Bora lë dhjetëra vendbanime pa energji elektrike, ekipet në terren – rrugët po pastrohen

Maqedoni22 minutes ago

Alarm në Shkup: Zbulohen baktere në ujin e “Tašino Çesmiçe”, qytetarëve u bëhet thirrje të mos e konsumojnë!

Maqedoni30 minutes ago

Bekim Fazliu: “A festuat mjaftueshëm? Tani gjeni kriminelët që sulmuan dy punëtorët e higjienës!”

Kosovë57 minutes ago

Prishtina drejt acarit ekstrem, ja kur temperaturat pritet të zbresin deri në -21°C

Lajme59 minutes ago

Rrahja e dy punonjësve të Higjienës Komunale, reagon zv ministri i Brendshëm, Astrit Iseni

Lajme1 hour ago

MPB: 13 shkelje të rendit dhe qetësisë publike gjatë festimit të Ditës së Flamurit Shqiptar, tre persona privohen nga liria

Lajme1 hour ago

15 “Komitë” sulmojn dy punonjës shqiptarë të higjienës natën e 28 Nëntorit në Shkup

Shqipëri2 hours ago

Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e protestës së 29 Nëntorit: Deri tani 12 të lënduar, 6 te Trauma, mes tyre edhe efektivë!

Kosovë3 hours ago

Haradinaj kujton 14-vjetorin e shpalljes së pafajësisë në Hagë: Liri për çlirimtarët! Rroftë UÇK-ja!

Lajme3 hours ago

Imer Selmani: Provimi i jurisprudencës dhe licencat në shqip avancojnë përdorimin e shqipes në institucione

Maqedoni4 hours ago

Uji në Strugë shtrenjtohet deri në 5 denarë për metër kub, ndërsa kufizimet gjatë natës vazhdojnë

NA NDIQ NË FACEBOOK