Connect with us

Lajme

Saimiri, një dyfytyrësi amerikane njësoj si për Saliun

Publikuar

më

Nga Andi Bushati

Lidhja e dënimit të ish ministrit të “policisë që deshëm” me fundin e konceptit të pa ndëshkueshmërisë, nga Yuri Kim, ngjalli edhe njëherë shumë ilartitet dhe ironi në rrjet.

Arsyeja kuptohet lehtësisht.

Atëherë kur një pjesë e iluminuar dhe kritike e shoqërisë shqiptare patën ngritur zërin kundër Saimir Tahirit për kanabizimin masiv të vendit, përfaqësuesit e SHBA-së u bënë mburojë politike pro tij. Ende shumëkush e mban mend, se në kulmin e skandalit Zagani, që shpërfaqi për herë të parë lidhjet e superministrit me grupimin e trafikanëve Habilaj qeveria Shqiptare organizoi një konferencë pompoze për të glorifikuar punën e policisë.

Dhe pikërisht në këtë manifestim propagandistik, që ndodhte në të njëjtën kohë kur mediat e huaja buçisnin nga lajmet për Shqipërinë si vendi që po furnizonte Europën me hashash, kur drejtësia politike përndiqte denoncuesin viktimë dhe mbronte Tahirin, ambasadori Donald Lu e konsideroi përpkekjen e luftës kundër drogës si një histori suksesi. Kjo deklaratë absurde u përdor më shumë se një herë si alibi në parlament, qoftë nga Rama, qoftë nga Tahiri, për tu thënë kundërshtarëve se po të ishte kanabizuar teritori, amerikanët nuk do të heshtnin. Aq flagrant ishte ky përdorim sa në publik u shpërnda pandehma se qeveria po kultivonte drogat e lehta me leje nga Uashingtoni.

Pra po ta shohim nga prespektiva e sotme amerikanët e mbrojtën Saimir Tahirin atëherë kur ai mëkatonte duke qenë në pushtet dhe po e përdorin si shembull të ndëshkueshmërisë sot që të gjithë po e trajtojnë si një limon të shtrydhur. Prandaj deklaratat e Yuri Kim sot duken qesharake, sepse ato lexohen në sfondin e ayre që pat thënë paraardhësi e i saj.

Në këtë kuptim, ndonëse për personazhe me histori dhe profile të ndryshme, ky qëndrim amerikan për Saimirin është i njëjtë me atë që ata po bëjnë me Saliun. Edhe Berishën ata e mbrojtën në dëm të shqiptarëve, duke u sjellë në mënyrë cinike ndaj një pakice të iluminuar që denonconte krimet e tij, dhe po e ndëshkojnë sot kur ai nuk ka më as fuqinë dhe as pushtetin për ti bërë dëm bashkëkombasve të vet.

Gjithkush e mban mend epitetin “burrë shteti” pas katër vrasjeve politike në 21 janar. Askush nuk e ka harruar se sekretarja e shtetit, Hilari Klinton, para se ti jepte dorën Berishës, tha nga tribuna e parlamentit se Shqipëria qe vendi ku duhet ardhur për të parë si funksionon demokracia. Ajo i shqiptoi këto fjalë në vitin 2012, kur ishte minuar drejtësia për Gërdecin, kur qenë vrarë politikisht demostrues, kur pushteti kishte grabitur 10 votat e bashkisë së Tiranës.

A mund të quhej kjo një demokraci perfekte nga kryediplomatja e vendit më të fuqishëm të botës? Kjo është aq absurde sa historia e suksesit të luftës kundër drogës nga Tahiri.

Natyrisht, përmendja e këtyre gafave kolosale, nuk i jep të drejtë asnjë shqiptari ti kërkojë llogari diplomatëve amerikanë për dështimet tona. Nuk na takon ne të rudhim buzët, se pse ata mbështesin politikanë që i bëjnë dëm popullit të tyre, as pse nuk flasin asnjëherë kundër atij që ka pushtet. Qeveritarët tanë të korruptuar mund ti duhen si kukulla të shantazhueshme për të pranuar muxhahedinët apo afganët, për të demontuar armët kimike, apo për të pranuar “investime të huaja” si ato të Bechtel në Skavicë. Kjo është një praktikë që nuk ndodh për herë të parë dhe as vetëm në Shqipëri.

Por thënë këtë, duke i mirëkuptuar këta të huaj që marrin mandat për të mbrojtur interesa shpesh të ndryshme nga ato tonat, ne s’kemi pse sillemi as si idiotë, as si naivë, për ti trajtuar si arbitra të ndershëm. Ne nuk kemi pse e marrim si mesazh hyjnor qëndrimin e tyre, as kur mbronin dje Tahirin në pushtet, as kur atë e anatemojnë sot, as kur lavdëronin demokratin Berisha, as kur e shpallin minues të demokracicë. Amerikanët kanë të vërtetën e tyre, por kjo nuk do të thotë se është gjithmonë, domosdoshmërisht dhe e jona. /Lapsi.al/

Shqipëri44 minutes ago

Von der Leyen nis nga Tirana turin në Ballkan: Zbardhet agjenda e vizitës në katër vendet e rajonit

Lajme2 hours ago

Kurti njofton se është arritur marrëveshja për “Koalicionin Shqiptar” për zgjedhjet në Serbi

Maqedoni3 hours ago

Elezi: Qeveria stabile, por ka bisedime me eksponentë të opozitës! Pollozhani: Nuk ka mosmarrëveshje në AKI, VLEN defokuson opinionin

Shqipëri3 hours ago

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Lajme4 hours ago

Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK

Maqedoni6 hours ago

Ahmeti zbarkon në Prishtinë, takim me Hamzën pas Gjinit

Shqipëri6 hours ago

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Lajme7 hours ago

Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun

Maqedoni8 hours ago

Mbi 1 trilion dollarë ushqim hidhet, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Shqipëri9 hours ago

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Lajme10 hours ago

Dënimi i çlirimtarëve, Haziri: Nuk kemi besuar që drejtësia vjen në formën e padrejtësive

Kosovë10 hours ago

Albin Kurti njofton: Shqiptarët e Luginës bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi

NA NDIQ NË FACEBOOK