Connect with us

Lajme

Teleferiku i Vodnos javën e kaluar është shfrytëzuar nga mbi 3000 qytetarë

Publikuar

Në periudhën nga 27 janari deri më 3 shkurt, për transport me teleferik nga mesi deri në maje të Vodnos ka pasur interes nga 3.323 qytetarë, gjegjësisht vetëm gjatë fundjavës (29 dhe 30 janar) Vodnon e kanë vizituar dhe kanë shfrytëzuar teleferikun 2.260 qytetarë, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Teleferiku deri në majën e Vodnos dhe tre linjat e autobusëve që shkojnë në Vodnon e Mesme janë sërish në funksion nga data 30.12.2021. Në periudhën nëntor-mars, teleferiku funksionon çdo ditë, përveç të hënës dhe çdo të martë të fundit të muajit nga ora 10:00 deri në 17:00, për shkak të servisit të rregullt.

“Protokollet e mbrojtjes nga Covid 19 janë të vlefshme për hipjen në teleferik, në kabinë lejohet transporti i maksimumit katër personave, të cilët janë të detyruar të mbajnë maskë. Pasagjerët maten për temperaturën dhe dezinfektohen përpara se të hyjnë në kabinë. Kabinat dezinfektohen tre herë në ditë”, thonë zyrtarët e qytetit.

Qytetarët lejohen të përdorin edhe dy transportues për mbajtjen e kafshës shtëpiake (qen me lartësi të vogël/mesatare), si dhe lejohet mbajtja e një qeni shoqërues të personave me aftësi të kufizuar.

Ka tre linja autobusësh për në Vodnon e Mesme – numri 25 (Qendra e Transportit – Vodnon e Mesme) qarkullon çdo ditë përveç të hënës, si dhe numrat 25A (Automakedonija – Vodnon e Mesme) dhe 25B (Shtëpia e shtypit – Vodnon e Mesme) që qarkullojnë vetëm gjatë fundjavave dhe festat publike. Të tria linjat janë falas për qytetarët gjatë fundjavave dhe festave zyrtare.

Shqipëri15 minutes ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme36 minutes ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme1 hour ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë1 hour ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Lajme1 hour ago

Osmani pas emërimit të Fetait: Krijimi i një kanali paralel në Bruksel e dëmton diplomacinë shtetërore

Kulturë2 hours ago

Albi Qamili dhe Bilall Kasami mirëpresin Korab Shaqirin në komunën e Tetovës, sonte koncert në kuadër të “Verës Tetovare”

Maqedoni2 hours ago

Rrahje në ESM: Një e punësuar ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga kolegia e saj

Bota2 hours ago

Pamje të pazakonta në Gjermani, pema merr flakë pasi bie mbi linjën e tensionit gjatë stuhisë

Lajme4 hours ago

Arben Fetai merr detyrën e re: Një kapitull i ri në shërbim të integrimit evropian të vendit

Lajme4 hours ago

Nga një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për rastin e zhdukjes së grupit të intelektualëve

Maqedoni5 hours ago

Mickoski: Uji në Gostivar nuk është i pijshëm, është konstatuar bakteria e re

Shqipëri5 hours ago

“Një dhimbje e madhe”, reagon Begaj pas tragjedisë që mori jetën e nënës së re dhe dy fëmijëve në Shkodër

NA NDIQ NË FACEBOOK