Connect with us

Shqipëri

Ervin Salianji i shpall sfidë Berishës nga takimi në Korçë: I patë ata vullnetarët….

Publikuar

Drejtuesi politik i qarkut të Korccës, Ervin Salianji ka sulmuar mbështetësit e ish-Kryeministrit Sali Berisha që priten me protestë ditën e sotme Lulzim Bashën në takimin që po zhvillon me demokratët e Korcës.

Salianji i quajti ata “vullnetarë” të Enverit, duke hedhur akuza të forta që ata janë ish-doganierë apo punonjës tatimesh që kanë qenë të burogsur.

“I patë ata vullnetarët e Enverit, 10 veta për turp! Ne jemi demokratë dhe demokratët duan fitore. Ky është geni jonë, ADN-ja jonë. Nuk mund ta pranojmë që ish-doganierë që nuk i kemi parë kurrë, ish-punonjës Tatimet, një bastexhi që më shumë rrinte në burg se sa jashtë, ishte aty për të kërkuar nga një parti aleate për t’u bërë gjasme-aleatë. Këta i bashkon llumi, shpallja non grata, dëmi që dua t’i bëjnë PD-së kudo cep e më cep. Keni parë ndonjë ish-ministër apo nga këta të Foltores që të kenë patur një procedim të vetëm. Ne kemi pasur kosto. Një pjesë duhet të ishin për të dhënë llogari si humbën për herë të parë në zona që PD nuk i kishte humbur për 30 vite me radhë. Kemi shumë për të dhënë, por koha është të dëgjojmë kryetarin”, tha Salianji.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK