Connect with us

Lajme

Berisha: Rama ka marrë peng opozitën, vendimet e Bashës janë të pavlefshme

Publikuar

Lideri historik i PD, Sali Berisha iu bashkua festimeve me demokratët e Patosit në kuadër të për 31-vjetorit të themelimit të degës së PD.

Berisha iu referua situatës në PD dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka marrë peng opozitën, duke tejkaluar edhe Ramiz Alinë në vitin 1991.

Vendimet e Bashës, tha Berisha, janë të gjitha të paligjshme, duke iu referuar vendimit të Kuvendit të 11 dhjetorit dhe Rerefendumit të datës 18, që e shkarkuan Lulzim Bashën nga kryetar i PD.

Sot Edi Rama ka pushtet më shumë se Ramiz Alia në vitin 1991. Kalonim nëpër fshatra, na gjuanin me gurë ish-komunistët, u rrëzua busti dhe morën armët që të sulmonim, por nuk bëri kush përpjekje për të na marrë peng. Ne qëndruam në këmbë të pamposhtur, drejtuam opozitën e vërtetë dhe ecëm drejt fitores. Ndërsa sot Edi Rama tejkalon baballarët e tij bllokmenë, merr peng opozitën me dosje krimi dhe afera korruptive. Kjo është një mynxyrë për vendin. Por kjo është një thirrje ndërgjegjje për çdo demokrat, të ngrihemi në një mision të madh të pamposhtur. Kauza jonë është e drejtë. Dhe do të triumfojë sepse ne besojmë në këtë kauzë. Ne jemi të angazhuar në një revolucion paqësor, të cilin nuk ka forcë në botë që ta ndalë.

Shqipëria këtë vit u tejkaloia edhe 6 vende të tjera në luftën kundër korrupsionit. Sepse qeveritarët në Shqipëri vjedhin dhe vetë vjedhin. Sepse nuk lejojnë zgjedhje, morën peng edhe opozitën. Imagjinoni, Edi Rama nuk bën zgjedhje që nga viti 2009 në PS. Ktheni pak sytë te Lulzim Brava, çfarë zgjedhjesh bën ai? Ju thotë demokratëve në antiKuvendin e tij marrin pjesë 5004 delegatë, kur salla kishte 1958 karrige. Mos harroni se ato janë vota, janë mandate, vendime të gjitha të paligjshme. Edi Rama dhe Lulzim Brava janë në garë se si të shtypin votën e lirë dhe liritë tuaja”‘, u shpreh Berisha.

Lajme1 hour ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni2 hours ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri3 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme4 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni5 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri5 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme6 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni8 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri8 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme9 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme9 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë9 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

NA NDIQ NË FACEBOOK