Connect with us

Lajme

VIDEO/ Publikohen pamjet, momenti kur i vendoset tritol banesës së Armand Dukës

Publikuar

Publikohen pamjet ku duket personi i maskuar që vendosi lëndën plasëse në derën e banesës së presidentit të FSHF, Armand Duka mbrëmjen e së hënës.

Grupi hetimor ka bërë këqyrjen e kamerave të sigurisë në banesën e Dukës, por dhe përgjatë rrugëve që të lidhin me të. Në pamje duket një person me kapuç dhe me maskë deri tek pjesa e syve që sapo vendos një pako në derën e banesës largohet me vrap.

Nga analizimi i pamjeve duket autori i cili largohet me vrap dhe përshkon rrugën drejt bulevardit kryesor të Durrësit. Megjithatë, deri në këtë fazë ende nuk është bërë e mundur identifikimi i personit.

Në banesën e presidentit të FSHF, Armand Duka janë vendosur rreth 200 gramë lëndë plasëse e përpunuar me fitil zjarrpërcjellës.

10 persona janë shoqëruar lidhur me ngjarjen e regjistruar mbrëmjen e së hënës, të cilët pasi u morën në pyetje u lan lënë të lirë.

NA NDIQ NË FACEBOOK