Connect with us

Lajme

Erion Veliaj reagon shumë më ulët se Saimir Tahiri

Publikuar

Nga Genc Pollo, ish-ministër e deputet

Kur në qershor 2019 gazeta gjermane “Bild” botoi përgjimet e prokurorisë mbi manipulimet e zgjedhjeve bashkiake Dibër/2016, ndër to spikaste biseda telefonike e Saimir Tahirit, asokohe Ministër i Brendshëm me një shef policie në Peshkopi. Spikaste për nga dendësia e vrazhdësia e fjalëve të ndyra. Pas publikimit të gazetës “Bild”, Tahiri, i cili ishte nën akuzë penale për trafik droge, përmes një deklarate i kërkoi publikut “ndjesë të sinqertë për fjalorin aspak të përshtatshëm.” Kjo bisedë telefonike ishte private dhe vetëm  mes dy burrave, përkatësisht ministër e polic.

Dje, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, pranoi se një regjistrim zanor ku dëgjohej zëri i tij duke mbajtur një fjalim që spikaste për nga dëndësia e vrazhdësia e fjalëve të ndyra ishte vërtet i tij. Por ai shpjegoi dje se ishte thjesht një “muhabet çunash”. Sipas të pranishmëve kryebashkiaku foli kështu pardje në Hotel Tirana Int, në një mbledhje të thirrur prej tij të shoqatave të futbollit tiranas me afro dyzetë vetë prezent. Nuk u tha nëse mes tyre kishte zonja. Veliajt as nuk i shkoi ndërmend të kërkonte ndjesë. Ai tha vetëm se “muhabetin e çunave” ja kishin nxjerrë jashtë kontekstit.

Kush thotë se fjalët e ndyra janë një pikë uji në detin e zullumit të lalit të vogël  ka shumë të drejtë. Kjo vlen edhe për Tahirin. Por ky krahasim nuk tregon vetëm paedukatën, arrogancën e paturpësinë e Veliajt. As avdallëkun e tij në publik. Krahasimi dëshmon se tek njeriu e keqja nuk ka cak; se kur të duket se ke arritur fundin, prapë zbulon gropë nën këmbët e tua. Edi Rama, i cili mburret se ka futur në qeveri kulturën e ndjesëkërkesës, mund të ketë patur të drejtë kur fillimisht e paksa i trembur e quajti Tahirin vemje politike. Por sa ironike është kur “vemja” në këtë rast rezulton etalon etik për kryebashkiakun e shefin politik të Tiranës për Partinë Socialiste.

P.S. Veliaj reagoi sërish sot duke thënë “Kush është ndjerë i ofenduar dhe s’ka idenë se si bëhet muhabet çunash kërkoj ndjesë.”  Duke shtuar se këto janë muhabete çunash me dhe pa tuta në dhomat e zhveshjes. Siç e shihni i pamundur të thotë një ndjesëkërkesë normale. Dhe mbi të gjitha i pamundur të rrëfejë ngjarjen pa gënjyer.

Shqipëri25 minutes ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme46 minutes ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme1 hour ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë1 hour ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Lajme1 hour ago

Osmani pas emërimit të Fetait: Krijimi i një kanali paralel në Bruksel e dëmton diplomacinë shtetërore

Kulturë2 hours ago

Albi Qamili dhe Bilall Kasami mirëpresin Korab Shaqirin në komunën e Tetovës, sonte koncert në kuadër të “Verës Tetovare”

Maqedoni2 hours ago

Rrahje në ESM: Një e punësuar ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga kolegia e saj

Bota2 hours ago

Pamje të pazakonta në Gjermani, pema merr flakë pasi bie mbi linjën e tensionit gjatë stuhisë

Lajme4 hours ago

Arben Fetai merr detyrën e re: Një kapitull i ri në shërbim të integrimit evropian të vendit

Lajme4 hours ago

Nga një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për rastin e zhdukjes së grupit të intelektualëve

Maqedoni5 hours ago

Mickoski: Uji në Gostivar nuk është i pijshëm, është konstatuar bakteria e re

Shqipëri5 hours ago

“Një dhimbje e madhe”, reagon Begaj pas tragjedisë që mori jetën e nënës së re dhe dy fëmijëve në Shkodër

NA NDIQ NË FACEBOOK