Lajme
Parlamenti ‘i bindet’ ndryshimeve të Lulzim Bashës, kush është i vetmi mbështetës i Berishës që nuk ju hoq pozicioni që mbante (EMRI)

Ditën e sotme, Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla ka lexuar ndryshimet e propozuara nga Partia Demokratike pas përjashtimit të mbështetësve të Berishës.
Duke filluar nga roli i ri i Enkelejd Alibeajt si kryetar grupi, deri te nënkryetari i ri i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj, Nikolla lexoi me radhë emrat e rinj në pozicionet e tyre parlamentare, sipas propozimeve te bera nga Partia Demokratike.
Ajo që bie në sy është emri i Edi Palokës, që ndonëse është përjashtuar nga Basha përshkak të mbështetjes për Berishën, ai vazhdon të jetë anëtar i Unionit ndërparlamentar.
Rikujtojmë se këto ndryshime përfshijnë dhe përjashtimt nga grupi parlamentar i PD-së së mbështetësve të Berishës. Ata janë Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Edmond Spaho, Flamur Noka, Albana Vokshi, etj.
Kjo ka nxitur reagim te ashper te te perjashtuarve , te cilet e quajne te paligjshem kete perjashtim, pasi ata qe kane dorezuar ndryshimet jane te shkarkuar nga Komisioni i Rithemelimit.






















