Connect with us

Lajme

Sherri për lidhjen me një djalë, flet nëna e 16-vjeçares të zhdukur në Vlorë: Ja çfarë më thanë në shkollë

Publikuar

Nëna e 16 vjeçares, Eliza Tozaj, e cila është zhdukur prej tre ditësh në Vlorë është shprehur se nuk ka vënë re asnjë lëvizje të dyshimtë të vajzës ditën që ajo është larguar.

Si cdo ditë, ka shkuar në shkollë por nuk është kthyer në orarin që kthehej përditë. E ëma ka shkuar dhe ka pyetur në shkollë ku i kanë thënë se atë ditë kanë qenë me shkurtim orët dhe ajo është larguar.

Ndër të tjera nëna e adoleshentes Eliza Tozaj, ka theksuar se para disa ditësh kanë pasur një debat me gocën për shkak të një lidhje me një djalë por që e kishin zgjidhur dhe i ishin kthyer normalitetit.

“Vajza duhet të mbaronte mësim dhe të kthehej në shtëpi, pardje kishin pasur orët me shkurtim. Prita deri në orën 13:35 dhe shkova pyeta në shkollë ku më thanë se mësimi ka mbaruar shpejt se ka pasur orët me shkurtim. Nuk ka pasur telefon me vete, kam pyetur të afërmit dhe mësuesen kujdestare që më ka thënë se Eliza ka qenë në shkollë si normalisht.

Pati një problem se ishte lidhur me një djalë dhe e zgjidhëm atë muhabet. I zgjidhëm dhe ishte kthyer në normalitet. Në polici kam shkuar direkt atë ditë që nuk më është kthyer vajza në shtëpi. Kërkoj ndihmën e policisë që të më kthehet vajza”, ka thënë nëna e 16 vjeçares.

Lajme34 minutes ago

Zelensky ngre alarmin: Rusia po përgatitet për një sulm masiv, ka mundësi të kryhet sonte

Maqedoni2 hours ago

Stoillkoviqit nuk i erdhi mirë pyetja mbi shqiptarët, reagon vetëm për serbët!

Lajme4 hours ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni5 hours ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri5 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme6 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni7 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri8 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme9 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni10 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri11 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme11 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

NA NDIQ NË FACEBOOK