Connect with us

Lajme

40 mijë administratorë do të pastrojnë mbeturina

Publikuar

Dyzet mijë nëpunës të administratës më 14 dhjetor do të pastrojnë mbeturina në disa lokacione të Shkupit, por edhe nëpër qytete tjera të vendit.

Aksionin e organizon Qeveria së bashku me nismën civile “Mos u bë mbeturinë”. Siç njofton ministri i administratës, Damjan Mançevski, qëllimi i nismës është të rritet vetëdija për mjedis më të pastër dhe mbrojtjen e mjedisit jetësorë.

Në këtë mënyrë, punonjësit do ta kompensojnë ditën e lirë të 2 janarit të këtij viti, që Qeveria e shpalli ditë jo pune për të gjitha institucionet e shtetit.

NA NDIQ NË FACEBOOK