Connect with us

Lajme

Qyteti i Shkupit nuk ka fonde që të mbulojë shpenzimet e qytetarëve për ngrohje qendrore

Publikuar

Qyteti i Shkupit nuk është kompetent dhe as ka fonde që të ndajë një milion euro nga buxheti për të mbuluar shpenzimet e shtuara të qytetarëve për ngrohje qendrore, shkruan Alsat.

Qeveria dje ka ofruar 80% ose 5 milionë euro nga arka e shtetit për kompanitë që furnizojnë me ngrohje që faturat e qytetarëve të mbeten të njëjta.

Kryetari i Këshillit të Shkupit, Trajko Sllavevski, thotë se qyteti nuk mund të sigurojë 20 përqindshin e mbetur, siç propozoi Qeveria, respektivisht një milion euro.

“Nuk ka propozim zyrtar dhe nuk mund të kemi përgjigje zyrtare sepse ajo u tha në një konferencë për media. Propozimet zyrtare nuk bëhen ashtu. As ka pasur ndonjëherë dhe as tani nuk ka mundësi ligjore dhe as mjete për t’u ndarë, ne vetëm japim mbështetje për idenë e formuar në konferencë për shtyp për të mbështetur kompaninë private Balkan Enerxhi Grup në furnizimin me ngrohje”, tha Trajko Sllavevski – Kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit.

Nga Balkan Enerxhi nuk dolën me qëndrim nëse do ta pranojnë modelin e ofruar nga Qeveria. Ndryshe, ngrohja qendrore në Shkup është shtrenjtuar për 14% me kërkesë të kompanive që për shkak të çmimit të lartë të gazit thonë se përballen me shpenzime të shtuara./ Alsat.mk

Maqedoni21 seconds ago

Stoillkoviqit nuk i erdhi mirë pyetja mbi shqiptarët, reagon vetëm për serbët!

Lajme2 hours ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni3 hours ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri3 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme4 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni5 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri6 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme6 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni8 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri9 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme9 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme9 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

NA NDIQ NË FACEBOOK