Connect with us

Lajme

14 viktima – Zjarri që shpërtheu më 8 shtator në spitalin modular të Tetovës, mbeti pa u zbardhur

Publikuar

Në ditën e pavarësisë opinioni u trondit, nga informacioni për një zjarr që shpërtheu në Tetovë. U dogj spitali modular kundër Kovidit, në të cilin ishin shtruar 26 pacientë, shkruan Alsat.

Zjarri dogji gjithë spitalin për rreth 5 minuta, dhe disa nga pacientët e shtruar kanë arritur të shpëtojnë, me ndihmën e të afërmve të tyre që i kanë shoqëruar në spital.

Gjithçka ndodhi natën në orën 21:00. Thyheshin xhama për të shpëtuar jetë, dhe 14 persona, 12 prej të cilëve pacientë me kovid, nuk arritën të shpëtonin. Në terren menjëherë atë natë dolën organet hetuese, zyrtarë vendorë dhe qeveritarë.

“Nuk ka deklarata derisa punojnë… – Paraqitemi direkt nga Tetova. – … forenzikët, ekspertë. “Deklaratat e parakohshme mund të bëjnë problem”, kishte thënë Zaev.

Kryesia e shtetit njoftoi një hetim të shpejtë.

“Prokurori më tha se do t’u jepte afate shumë të shkurtra, ndoshta pesë ditë që çdo institucion të përgjigjej nga juridiksioni i tij. Pas marrjes së raporteve, ai do të dalë me raportin e tij përmbledhës në të cilin fillimisht do të shihet se cili është shkaku i zjarrit”, ishte shprehur Pendarovski.

Vetëm dy muaj më vonë, prokuroria doli me një version fillestar të zjarrit në spitalin modular. Raporti i krim-teknikës tregon se zjarri ndoshta është shkaktuar nga një kabllo zgjatuese e tejnxehur. Megjithatë, megjithëse ekspertët e mjekësisë ligjore gjermane inspektuan terrenin që në shtator, raporti i tyre mbi zjarrin ende mungon.

Ky raport është vendimtar për hetimin e prokurorisë, nëse do të hapë procedime penale. Sa janë të sigurta spitalet modulare po testohen edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila teston bombolat e oksigjenit. Pas zjarrit dhanë dorëheqje drejtorët e spitalit të Tetovës, si dhe ministri dhe zëvendësministri Venko Filipçe dhe Ilir Hasani. Dorëheqjet nuk u pranuan, por emrat e tyre nuk do të jenë në listën e zyrtarëve të ekipit të ri qeveritar./ Alsat.mk

Maqedoni1 hour ago

Stoillkoviqit nuk i erdhi mirë pyetja mbi shqiptarët, reagon vetëm për serbët!

Lajme3 hours ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni4 hours ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri4 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme5 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni6 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri7 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme8 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni9 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri10 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme10 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme11 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

NA NDIQ NË FACEBOOK