Connect with us

Lajme

Basha ‘harron’ të bëjë publik delegatët, ironizon Paloka: Kemi kohë deri në mesnatë, ai e mban fjalën …

Publikuar

Lulzim Basha deklaroi mbrëmjen e kaluar se do të bënte publikë emrat e 5004 delegatëve që morën pjesë në ‘Kuvendin’ e thirrur prej tij.

Por edhe pse kanë kaluar 24 orë, ndrkohë që edhe 2 orë na ndajnë nga mesnata. Basha nuk ka bërë ende asnjë emër publik.

Pikërisht për këtë ‘harresë’ të Bashës ka ardhur edhe reagimi i deputetit demokrat Edi Paloka.

Me anë të një postimi në Facebook, Paloka me irni shkruan se kemi ende kohë deri nëmesnatë që të shohim emrta, pasi Basha e mban fjalën, duke lënë të nëkuptohet që si zakonisht edhe këtë herë premtimet e Lulzim Bashës do të jenë thjeshtë fjalë.

Postimi i Palokës:

Kemi kohe deri ne mesnate te degjojme emrat e 5004 “delegateve” sic premtoi Basha mbreme…se Basha e mban fjalen…!