Connect with us

Lajme

Referendumi/ Berisha: 44 mijë demokratë morën pjesë, Basha u shkarkua

Publikuar

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi mbrëmjen e kësaj të Shtunë se rreth 44 mijë demokratë votuan në referendumin e sotëm të PD. Berisha tha demokratët vendosën “në mënyrën më plebishitare”, shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike.

Nga ambientet e jashtme të selisë blu, Berisha e nisi fjalën e tij duke falenderuar votuesit në referendumin e sotëm.

“Ju falenderoj nga zemra ju që jeni këtu, por dhe mbarë demokratët shqiptarë të cilët firmosën sot më 18 dhjetor në një akt madhor, në një monument madhështor të lirisë së pluralizmit politik, referendumin e parë të thirrur nga anëtarësia e një force politike në historinë e Shqipërisë, por mundet dhe më gjerë, të europës e më gjerë. Ndaj dhe unë dua të përulem me nderim më të madh, para rreth 44 mijë demokratëve dhe demokrateve që sot vendosën me votën e tyre në mënyrën më plebishitare largimin e peng Bashës. E Lul Bravës nga drejtimi përfundimtar i forcës politike”, u shpreh Berisha.

“Ky është ndëshkimi më i merituar që një person i padenjë për detyrë, që një person që detyrën më të lartë të kreut të opozitës e shfrytëzon për pazare personale dhe trajton PD si një pronë të tij. Ky është votimi më i shkëlqyer që shkruan një kapitull të ri në historinë e revolucionit demokratik. Ky revolucion s’ka të ndaluar, s’ka forcë në botë që mund ta ndalë”, shtoi.

Berisha tha se Rama u përpoq ti vijë në ndihmë Bashës.

“Jeni dëshmitarë të përjekjeve të turpshme të narkoshtetit kundër këtij akti madhor në historinë e pluralizimit. Mjafton tu rikujtoj paraqitjen me orë të tëra në studio televizive të pengmarrësit në ndihmë të pengut të tij, etj, etj. Por, asgjë nuk mund të ndalë njerëzit e lirë në realizimin e qëllimeve të tyre. S’ka forcë që pengon dot njerzëit e lirë në arritjen e objkektivave të tyre për liri e dinjitet”, tha ish-kryeministri.

Lajme20 minutes ago

Mickoski: Pas 17 qershorit nisim bisedimet për rikonstruimin e qeverisë

Maqedoni24 minutes ago

Sporti bashkon, urrejtja përçan: Është koha të bëjmë tifozeri pa gjuhë të urrejtjes, racizëm dhe provokime nacionaliste

Shqipëri24 minutes ago

“S’mund të kalohet gjysmë muaji duke bërë sehir”, Braçe reagon për protestën: Qeveria të përqendrohet te shërbimet dhe emergjencat

Kosovë1 hour ago

“PDK t’i nis përgatitjet e zgjedhjeve të brendshme, të shpallë kandidaturën e Hashim Thaçit në krye të partisë”

Kosovë2 hours ago

Lulzim Peci-partive politike: Mësojeni fjalën kompromis dhe arrini kompromisin

Lajme3 hours ago

VLEN: Autostrada Shkup–Bllacë po bëhet realitet, atë që nuk e bënë për 24 vjet, ne po e realizojmë në 24 muaj

Lajme3 hours ago

Autostrada Shkup-Bllacë, 5 tunele dhe 12 ura, çmimi 200 milionë €, ja kush do ta ndërtoj?

Shqipëri3 hours ago

“Protesta ka një frymë fashiste që duhet ndalur”, Rama: S’i kuptoj prurjet nga territore të tjera, s’kanë lidhje me Vlorën!

Bota5 hours ago

Presidenti Donald Trump sot feston ditëlindjen

Maqedoni6 hours ago

Ku ka pasur rritje më të madhe të çmimeve me pakicë në Maqedoninë e Veriut?

Shqipëri7 hours ago

“Altin Dumanit t’i jepet edhe një mandat”/ Aktivisti thirrje nga protesta: SPAK të nisë arrestimet e politikanëve të korruptuar

Kosovë8 hours ago

Përfundon numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike, kaq vota morën partitë politike

NA NDIQ NË FACEBOOK