Lajme
Sela: Në kohën kur ndodhi tragjedia në Bullgari një pjesë e opozitës në vend të kritikon, koketonte me pushtetin

Sela: Në kohën kur ndodhi tragjedia në Bullgari një pjesë e opozitës në vend të kritikon, koketonte me pushtetin
Ziadin Sela duke iu përgjigjur gazetarit për pyetjen e tij se përse ka heshtur kohëve të fundit, tha se nuk bëhet fjalë për tërheqje, por se kanë ndodhur gjëra në shtet, siç është tragjedia në Bullgari, ku humbën jetën 45 shtetas tanë dhe fokusi ka qenë aty.
“Paramendoni paralelisht me këto zhvillime një pjesë e opozitës që duhet të jetë e zëshme për gjitha lëshimet që janë bërë dhe ku si pasojë kemi humbje të njerëzve, koketonte dhe bëheshte pjesë e pushtet, që e konfirmoi me nënshkrimin e marrëveshjes për të ndarë pushtet”, tha Sela.
Ai tha se ata kanë grupin që merret me marrëdhëniet me publikun dhe ato vlerësojnë se kur kryetari duhet të jetë pjesë në ndonjë emision apo debat.
“Ju më ftuat dhe unë erdha”, tha më tej Sela.
Sa i përket negociatave me VMRO, Ziadin Sela tha se ata si subjekt politik bashkërisht.
“Në Aleancën për Shqiptarët nuk i sjellë vendimet as Ziadin Sela dhe as Arben Taravari, ne kemi organe partiake, të cilët marrin vendime”, deklaroi Sela.
















