Connect with us

Lajme

‘Foltorja’ e Nju Xhersit/ Berisha mesazh Yuri Kim: Këto janë dy shkeljet e tua të papranueshme

Publikuar

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka zhvilluar ditën e sotme ‘Foltoren’ online me shqiptarët e Amerikës në Nju Xhersi.

Në fjalën e tij ish-kryeministri i ka dërguar një mesazh ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Berisha tha se për të dy momente janë të papranueshme nga sjellja e ambasadores duke veçuar njohjen e zgjedhjeve dhe censura që kërkon sipas tij t’i vendosë “Foltores”.

 

“Dy fjalë për zonjën ambasadore që shpesh i lejon vetes të bëjë sekretaren ideologjike të PS. Dy momente për mua janë të papranueshme, përgëzimi që i bëri zgjedhjeve dhe së dyti thirrja që u bën gazetarëve për të vendosur censurë ndaj Foltores dhe Sali Berishës. Për mua përbën shkelje të Kushtetutës amerikane që garanton më mirë se të gjithë lirinë e shprehjes dhe fjalës”, tha Berisha.

Ai shtoi se kjo nuk bën që ai të humbasë respektin  për SHBA të cilat i përkufizoi si vendi i madh i lirisë.

“Megjithatë asgjë nuk humb respektin tonë për vendin e madh të lirisë. Jam i bindur që Partia Demokratike në pushtet do ndërtojë marrëdhënie të shkëlqyera me vendin ku ju jetoni”, shtoi Berisha në fjalën e tij.