Lajme
Sela pas varrimit të viktimave nga tragjedia në Bullgari: Një ditë zie, një ditë e kobshme

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në profilin e tij në Facebook ka shkruar në shenjë sensibilizimi për familjarët e viktimave nga aksidenti tragjik në Bullgari, pasi sot u varrosën viktimat në Maqedoninë e Veriut.
“Një ditë zie, një ditë e kobshme për të gjithë ne! Na ngelet vetëm ngushëllimi sidomos familjarëve që sot përcollën për në banesën e fundit, më të dashurit e tyre.U prehshi në paqe shpirtra të pafajshëm!”, ka shkruar Sela.
















