Connect with us

Sport

Nuno Espirito Santo është favoriti për stolin e Arsenal

Publikuar

Puna e Unai Emery tek Arsenal është në dyshim, pasi rezultatet negative e kanë kapluar skuadrën londineze.

Me pozitën e Emery në pikëpyetje, shumë emra potencial për punën e trajnerit tek Arsenal kanë filluar të përmenden, përfshirë edhe Mikel Arteta.

Por, ‘Givemesport’ shkruan se favoriti i ri për stolin e ‘Gunners’ është Nuno Espirito Santo, transmeton lajmi.net.

Portugezi ka bërë një punë të shkëlqyer me skuadrën e Wolves duke i mbajtur ata diçka më mirë se mesin e tabelës, madje duke siguruar edhe pjesëmarrjen në Ligën e Evropës.

Mbetet të shihet nëse Arsenal do t’i bëjë trajnerit ndonjë ofertë formale dhe të arrihet marrëveshje. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK