Lajme
E rëndë në Korçë/ E reja tenton ti japë fund jetës, vetëlëndohet me thikë

Një 22 vjeçare është sjellë me Urgjencë në Spitalit Korçës.
Mësohet se e reja me inicialet E.R , ka tentuar të vetëvritet me thikë.
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 20.11.2021, në orën 18:45, në Urgjencën e Spitalit Korçë, është sjellë nga familjarët shtetasja E. R., rreth 22 vjeçe, banuese në fshatin Orman, Pojan, e cila nga deklarimet e marra rezulton se në banesë, ka tentuar të vetëvritet me thikë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



















