Shqipëri
Basha humb toruan: Shkarkon sekretaren e degës sepse mbështeti ‘Foltoren’

Në panik për shkak të Kuvendit të 11 dhjetorit, ku pritet shkarkimi i tij, Lulzim Basha vazhdon përjashtimet nga PD.
Pas përjashtimit të Flamur Nokës, pas shkarkimit të kreut të PD në Fier dhe pas largimit të Oerd Bylykbashit, sot ishte radha e sekretares së PD në Sarandë, Matilda Qurku.
Ajo u shkarkua pa paralajmërim vetëm pse mbështeti ‘Foltoren’ e liderit historik demokrat, Sali Berisha.
Kryesia e degës lokale të PD në Sarandë kishte vendosur të mblidhej sot me rend dite përgatitjet për Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit (siç duket edhe nga njoftimi i shpërndarë në WhatsApp), por në vend të kësaj, anëtarët kanë hedhur në votim shkarkimin e Sekretares së Degës, e cila nuk ka qenë e pranishme në mbledhje.
















