Sport
Van Basten suspendohet nga ‘Fox Sports’ pas përshëndetjes naziste

Van Basten është kritikuar shumë pasi imitoi sloganet e nazizmit, pas një interviste televizive.
Marco van Basten është suspenduar nga ‘Fox Sports’ pasi ka thënë përshëndetjen e famshme nazite ‘Sieg Heil’, transmeton lajmi.net.
‘Fox Sports’ i ka cilësuar këto komente si të pavlefshme, derisa legjenda holandeze është detyruar të kërkojë falje.
Van Basten ka udhëhequr kombëtaren e Holandës mes viteve 2004-2008. /Lajmi.net/






















