Connect with us

Lajme

Enkel Joti, “marifetçiu” i tenderave në krye të Televizionit Publik

Publikuar

Nga Boldnews.al

Televizioni Publik Shqiptar nuk u nda mirë me ish-drejtorin e tij, Thoma Gëllçi, i cili tashmë është i arrestuar nën dyshimet për abuzime me një tender për pajisjet teknike të “TV Agro”.

Gëllçi, ndërkohë, është i dyshuar edhe për të paktën 6 tendera të tjerë, për të cilët Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar problematika.

Ish-drejtori Thoma Gëllçi është mbrojtur se e gjithë beteja penale ndaj tij ka nisur për ta shmangur nga gara për një mandat të ri në krye të Televizionit Publik.

Por, ndërkohë, Këshilli Drejtues i Radio-Televizionit Shqiptar ka përfunduar garën për zëvendësin e tij.

Në krye të emitentit mediatik publik u emërua Enkelejd Joti, i etiketuar gjithashtu për tendera të dyshimtë multi-milionë euro të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë (QSUT).

Ai fitoi në një garë, ku kishte përballë tre zonja; pedagogen Iris Luarasi dhe dy gazetare që punojnë prej vitesh në Televizionin Publik, Mimoza Haxhiaj dhe Laureta Roshi.

Gara, pavarësisht formaliteteve, duket se ishte përcaktuar muaj më parë, siç ka raportuar edhe “Boldneës.al”.

Më e humbura në këtë proces, i cili me shumë gjasë ishte projektuar për Enkelejd Jotin, duket se është Iris Luarasi.

Humbja në konkurim e Luarasit mund të ndikojë në uljen e servilizmit të pedagoges së gazetarisë ndaj qeverisë “Rama”.

Enkelejd Joti vjen në krye të Televizionit Publik pas një mandat rreth 4-vjeçar në krye të QSUT-së.

Ai u emërua në atë detyrë, nëpërmjet një gare gjithashtu me dyshime fiktive, ku rezultoi fitues përballë mjekëve me përvojë në shëndetësi dhe menaxhim.

Por, Joti vinte nga drejtimi i televizionit “Top Channel”, me lidhje të afërta personale dhe profesionale me kryeministrin Edi Rama.

Në krye të QSUT-së, Joti është karakterizuar nga një mori procedurash tenderuese, të dyshuara për fitues të paracaktuar dhe për orientim drejt një grushti të vogël kompanish farmaceutike.

Joti është ndër të paktët, në mos i vetmi drejtues qendre shëndetësore të rëndësishme, i cili nuk u shfaq në asnjë moment për të treguar se çfarë masash paraprake dhe në vijim u morën për trajtimin e pacientëve të prekur nga pandemia e shekullit, Covid-19.

Ai u shfaq shumë rrallë mediatikisht dhe përherë si kontorno e kryeministrit dhe Ministres së Shëndetësisë, në vizitat e tyre propagandistike në QSUT.

Qytetarët, sidomos ata që kishin familjarë të shtruar në pavionet e Infektivit, kishin një mungesë totale transparence për gjendjen shëndetësore të të shtruarve.

Dhjetra pacientë e familjarë u ankuan që në krye të herës e në vijim për mungesë ushqimi e papastërti të madhe në pavionet. Këto janë përgjegjësi administrative të Jotit, i cili nuk u shfaq asnjëherë të qetësonte qytetarët.

Emri i tij rezultonte vetëm në dokumenta tenderash, përfshirë edhe ata sekretë, të cilët të gjithë janë ankimuar në strukturat më të larta apo janë shndërruar në objekt dyshimesh e akuzash publike.

Sërish Joti nuk shfaqej askund në publik, më së paku për të mbrojtur veten dhe për të rrëzuar akuzat.

Nën drejtimin e Jotit, një kompani, e cila rezultoi në përgjimet e “Ndrangheta-s”, u shndërrua në “monopol”, duke fituar të gjithë tenderat dhjetra milionë euro për oksigjenin mjekësor.

Një dyzinë tjetër tenderash, përfshirë aparaturat mjekësore, blerje “ilaçi gjarpri” nga “Farma Net-i” i Sokol Topçiut apo testet anti-covid për “Evita-n”, janë shoqëruar me dyshime të forta për abuzime dhe fitues të paracaktuar.

Joti, megjithatë, rezulton një lloj “marifetçiu” tenderash, ndaj të cilit nuk rezulton, të paktën publikisht, të ketë nisur ndonjë hetim nga SPAK-u, siç ka ndodhur me Thoma Gëllçin, njeriun që t’a pasojë në krye të Televizionit Publik Shqiptar.

Maqedoni1 hour ago

Stoillkoviqit nuk i erdhi mirë pyetja mbi shqiptarët, reagon vetëm për serbët!

Lajme3 hours ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni4 hours ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri4 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme5 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni6 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri7 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme8 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni9 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri10 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme10 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme11 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

NA NDIQ NË FACEBOOK