Connect with us

Lajme

VIDEO/ Krimi horror në Fier ndaj 8 vjeçarit, u filmua nga një kamera sigurie e vendosur 50 metra larg

Publikuar

Jo vetëm Fieri, por i gjithë opinioni publik, u trondit mbrëmjen e djeshme nga krimi makabër i ndodhur nv fshatin Grecalli, ku një 38-vjeçar, tashmë i arrestuar, vrau dhe groposi në kopshtin e banesës së tij një fëmijë 8 vjeçar.

Monstra Klodian Çalamani vrau fëmijën 8-vjeçar, prindërit e të cilit e mbanin me bukë kriminelin, i cili raportohet se jetonte në kushte të këqija ekonomike.

Ai u arrestua pak pas ngjarjes, ndërsa një kamera sigurie e një banese, raportohet se ka filmuar skenën e krimit dhe ka ndihmuar policinë që të gjejë trupin e pajetë të 8-vjeçarit, që ishte mbuluar me baltë dhe gjethe.

38-vjeçari Klodian Calamani jetonte i vetëm në fshatin Grecalli në një banesë me vetëm një dhomë në kushte shumë të vështira ekonomike. Ai kishte arsim minimal vetëm 4 klasë shkollë.

Hetimet kanë zbuluar se të miturin e fillimisht e ka joshur duke i dhënë biçikletën dhe rreth orës 9:30 e ka futur në oborrin e banesës e më pas e ka qëlluar me një mjet të fortë pas koke.

Pasi humbi jetën fëmija, autori nxitoi të mbulonte gjurmën e krimit duke hapur një gropë rreth 50 cm në bahçen pranë banesës së tij ku fshehu trupin. Në polici pasi ka pranuar krimin ka treguar se ka vepruar i vetëm si për vrasjen e fëmijës ashtu edhe për groposjen e trupit.

Policia ka referuar materialet hetimore në Prokurori për veprën penale “vrasje me dashje e kryer ndaj një të mituri”.

Nga raportimet e ndryshme, thuhet se pas krimit, në një kohë kur prindërit dhe të afërmit e viktimës kërkonin 8 vjeçarin, ai shfaqej dhe i pyeste nëse e kishin gjetur ose jo. Të njëjtin veprim, monstra 38-vjeçar ka bërë edhe kur në fshat ka shkuar policia. Ai ka pyetur disa herë uniformat blu nëse kishin gjetur fëmijën apo jo, çka duket se ka shtyrë policinë që të vendosin 38-vjeçarin në rrethin e të dyshuarve. Më pas kanë qenë pamjet e siguruara nga kamera e një banese, vetëm 50 metra larg shtëpisë së autorit dhe po kaq nga shtëpia e të miturit, që kanë zbuluar se autori i krimit ishte i vetmi që kishte takuar 8-vjeçarin, të cilin e kishte marrë në shtëpinë e tij.

Fëmija që mbeti viktimë e një monstre, që pavarësisht se ishte me precedentë të mëparshëm penalë, dhe kishte vuajtur një dënim me 4 vite burg se kishte torturuar dhe dhunuar një adoleshente, ishte nxënës në klasën e tretë dhe vlerësohet si një fëmijë i shkëlqyer.

Rezarta Alibeaj, drejtoresha e shkollës 9-vjeçare ku mësonte 8-vjeçari Mateo Vasiu është shprehur e tronditur për ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Gracalli.

“Një ngjarje e rëndë, një ngjarje që ka tronditur të gjithëve. I shprehim ngushëllimet familjes për humbjen e engjëllit të tyre. Ju lutem na mirëkuptoni. Mateo ishte në klasën e tretë, ishte një fëmijë i shkëlqyer”, tregon drejtoresha e shkollës “Thanas Ikonomi”.

Ndërkohë një tufë me lule zëvendësoi Mateon e vogël në bankën e klasës ku sot duhet të ulej për të marrë dije.

Ai do të përcillet sot në banesën e fundit pasi fqinji i tij Klodian Çalamani e vrau dhe e groposi një ditë më parë.

Lajme1 hour ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni2 hours ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri3 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme4 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni5 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri5 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme6 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni8 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri8 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme8 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme9 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë9 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

NA NDIQ NË FACEBOOK