Connect with us

Lajme

LAJM I FUNDIT/ Fëmija shqiptar vritet nga i ati në Itali (FOTO)

Publikuar

më

Një fëmijë me origjine shqiptare, djali i një 44-vjeçari polak dhe i një 32-vjeçareje shqiptare, është vrarë nga i ati, ditën e djeshme, në Itali.

Ngjarja e rëndë, sipas raportimeve të mediave italiane, u shënua në Cura di Vetralla, në provincën e Viterbos.  I ati i fëmijës, Mirko Tonkov vrau djalin e tij 10-vjeçar duke i prerë fytin me thikë kuzhine.

Mirko Tonkov dhe Mattias (Babë e bir). Foto publikuar nga mediat italiane

Krimi ndodhi në shtëpinë ku Mattias jetonte vetëm me nënën e tij pasi Gjykata e Viterbos kishte vendosur që 44-vjeçari mos ti afrohej banesës. Polaku dhe shqiptarja i kishin dhënë fund martesës. Sipas mediave italiane, shkaku ishte dhuna sistematike që 44-vjeçari kishte ushtruar ndaj shqiptares.

Raportohet se fëmija u kthye në banesë pas shkolle rreth orës 13.30 i shoqëruar nga një i afërm i tiji.

Mbetet e paqartë se si i ati i tij ka arritur të hyjë në banesë ku kreu dhe krimin. Raportohet se ky i fundit sapo kishte dalë nga një spital Covid-i në Romë.

Mariola Rapaj, 32 vjeçe, e gjeti djalin e saj të pajetë në dysheme. Kur u kthye në banesë nga puna, rreth orës 15.30. Burri ishte në një dhomë tjetër. Ky i fundit u arrestua nga policia. Karabinierët po dëgjojnë dëshmitarët për të rindërtuar atë që ndodhi në banesën e një pallati dykatësh.

Mirko Tonkov dhe Marjona Rapaj. Foto publikuar nga mediat italiane

Lidhur me ngjarjen reagoi dhe kryebashkiaku i Vetrallës, Sandrino Aquilani, i cili, në faqen e Komunës në FB, shpreh ngushëllimet e tij: “Me dhimbje të thellë mësojmë lajmin për vrasjen e një bashkëqytetari tonë të vogël. Mattias ishte vetëm 10 vjeç dhe vdiq në mënyrë të pashpjegueshme. Një histori që na lë të habitur dhe të tronditur dhe që në këtë moment, duke pritur që drejtësia tokësore të marrë rrugën e saj, duhet të na çojë drejt reflektimit, meditimit dhe lutjes”.

Banesa ku ndodhi krimi (Foto – ANSA)

/BoldNews.al/

Maqedoni45 minutes ago

Elezi: Qeveria stabile, por ka bisedime me eksponentë të opozitës! Pollozhani: Nuk ka mosmarrëveshje në AKI, VLEN defokuson opinionin

Shqipëri1 hour ago

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Lajme2 hours ago

Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK

Maqedoni4 hours ago

Ahmeti zbarkon në Prishtinë, takim me Hamzën pas Gjinit

Shqipëri4 hours ago

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Lajme5 hours ago

Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun

Maqedoni6 hours ago

Mbi 1 trilion dollarë ushqim hidhet, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Shqipëri7 hours ago

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Lajme8 hours ago

Dënimi i çlirimtarëve, Haziri: Nuk kemi besuar që drejtësia vjen në formën e padrejtësive

Kosovë8 hours ago

Albin Kurti njofton: Shqiptarët e Luginës bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi

Lajme8 hours ago

Prindërit ankohen për orarin në shkollën “Liria” në Jabollçisht të Epërm: Fëmijët e klasës së dytë mësojnë bashkë me të nëntat

Maqedoni9 hours ago

Lufta për Kodin Zgjedhor: Shasivari i thërret partitë në tryezë, opozita kërcënon me mijëra amendamente!

NA NDIQ NË FACEBOOK