Connect with us

Lajme

Zaev: Ditë historike për Maqedoninë e Veriut

Publikuar

“Ditë historike për Maqedoninë e Veriut, prej sot jemi tërësisht të integruar ushtarakisht në NATO”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev në ngjarjen ku është nënshkruar deklarata e përbashkët për integrim të Maqedonisë së veriut në strukturat e NATO-s.

Në kumtesën qeveritare thuhet se me nënshkrimin e kësaj deklarate të përbashkët edhe zyrtarisht rrumbullakohet procesi për integrim ushtarak të Maqedonisë së Veriut në strukturat komanduese dhe në strukturën e forcave të Aleancës.

“Maqedonia e Veriut me përkushtim punoi në proceset të cilat mundësuan integrim ushtarak për çfarë vendi me krenari qëndron krah për krah me aleatët tanë në NATO”, qëndron në kumtesë, transmeton TV21.

NA NDIQ NË FACEBOOK