Connect with us

Lajme

Regjistrohen 285 raste të reja me koronavirus

Publikuar

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2.667 teste të kryera janë regjistruar 285 raste të reja me virusin korona. 110 raste janë regjistruar vetëm në Shkup.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se regjistruar edhe 328 pacientë të shëruar.

Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve jetë kanë ndërruar 5 pacientë të diagnostikuar me koronavirus, ndërkaq, nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se tre pacientë të diagnostikuar me Covid-19, që kanë ndërruar jetë në periudhën nga 22.10.2021 deri 26.10.2021, janë futur sot në listën e personave të vdekur.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 209.277 raste, prej të cilëve 193.400 janë shëruar, kurse 7.328 kanë ndërruar jetë. Aktualisht vendi numëron 8.549 raste aktive me Covid-19.

NA NDIQ NË FACEBOOK