SKENA
Drejtuesit e “Për’puthen” marrin vendim të jashtëzakonshëm për Adën?

Iriada Shahollari apo e njohur ndryshe si Ada dy javë me parë ishte përjashtuar nga emisioni i dashurisë “Për’puthen”, shkruan Gazeta inFokus.
Ky përjashtim i Adës erdhi pasi ajo i theu rregullat e emisionit, duke u takuar fshehurazi jashtë emisionit me Eduard Kuçin apo i njohur ndryshe si Edi, me të cilin pas shumë mosmarrëveshjeve kishte renë dakort për t’i vazhduar takimet, që në të ardhmen të dalin si çift nga emisioni.
Përveç Adës nga Për’puthen u përjashtua edhe Edi, pasi të dy ishin takuar në një nga lokalet e Tiranës, e një gjë e tillë është e ndalur me rregullat e emisionit.
Megjithatë duket se Ada është rikthyer përsëri në “Për’puthen”, ngase vet ajo ka publikuar disa fotografi nga studioja e këtij emisioni, duke lenë të kuptohet se ajo do të vazhdoj të jetë pjesë e kësaj puntate dashurie.
Krahas fotove të publikuara nga studioja e “Për’puthen”, Ada ka venë edhe një mbishkrim me fjalët “Ku je madam”, titull i këngës së fundit të Mozzikut dhe Noyzit.
Më poshtë keni fotografitë e publikuara nga Iriada Shahollari, e cila është njëra nga femrat me seksi të emisionin më të shikuar në Shqipëri./Gazeta inFokus/
















