Connect with us

Lajme

Hetimi i 25 prillit, Alibeaj: PS braktisi Komisionin se nuk duan që Rama të thirret si dëshmitar

Publikuar

Kreu i Komisionit Hetimor parlamentar për zgjedhjet e 25 prillit, Enkelejd Alibeaj, tha sot se bojkoti i përsëritur i PS, ka të bëjë me faktin se nuk duan të thirret Edi Rama si dëshmitar.

Alibeaj tha se kërkesat e opozitës për hetimin e patronazhistëve, shpërdorimin e fondeve publike, blerjen e votave me fondet e rindërtimit dhe punësimeve elektorale, janë mëse të drejta, ligjore dhe kushtetuese.
 
Reagimi i Alibeajt erdhi, pasi socialistët, anëtarë të Komisionit Hetimor, bojkotuan për herë të 3-të mbledhjen, veprim ky që sipas demokratëve, synon bllokimin e hetimit parlamentar mbi atë që e quajnë “masakër elektorale”.
 
“Në ushtrimin e detyrës sime dhe në atë se çfarë ligji imponon, mbledhja e rradhës u caktua për ditën e sotme në ora 11.00 me dakordësinë e shprehur, të shkruar dhe të dokumentuar edhe të palës socialiste, vazhduam me kërkesën e tyre e cila është kërkesë e ligjit dhe komisionit Hetimor për të hetuar. Cilat ishin këto?
 
Ishte kërkesa për të hetuar të gjithë veprimtarinë e patronazhistëve.
 
Deputetët tanë, z.Bardhi, paraqiti një panoramë të plotë të gjithçka çfarë ka ndodhur me patronazhistët, përdorimin e tyre në kundërshtim me ligjin, për të shantazhuar njerëzit, përkundrejt zhvatjes së votës.
 
z. Çollaku parashtroi të dhënat e mbledhura lidhur me shpërdorimin e fondeve publike, tenderat, koncesione, prokurime, bash para zgjedhjeve për të joshur dhe për të blerë me paratë e buxhetit të shtetit votat e shqiptarëve.
 
z. Bylykbashi për çështjen e mirënjohur të shpërdorimit të parasë publike për shkak të rindërtimit në Durrës, Lezhë.
 
Z. Xhaferraj, po ashtu edhe ai lidhur me shpërdorimin e shumave të mëdha të buxhetit të shtetit për blerjen e votës të atyre që kishin dy dimra që rrinin jashtë, sepse qeveria nuk ua jepte.
 
Z. Salianji, për punësimet. 63 milionë euro për punësimet e përkohshme para masakrës së 25 prillit.
 
Z. Bardhi për të famshmen tashmë proces të legalizimit. Kishte mbledhur të dhëna, foto, burime provash, e cila ishte veprimtari reale hetimore.
 
Sot Komisioni ka kryer, edhe pse në terr informativ ju nuk lejoheni të merrni pjesë tashmë fatkeqësisht, sinjali televiziv nuk shpërndahet, jo vetëm kaq por edhe administrata me një histerizëm prej kamikazi futet në mënyrë të vrazhdë, antiligjore për të ndërprerë punën e Komisionit.
 
Kjo është situata me të cilën pushteti, qeveria, mazhoranca, kërkon të vendosë pengesa për hetimin e Komisionit Hetimor.
 
Të drejtën e çdo deputeti për të marrë prova. Ne e ezauruam këtë në fakt. Kemi vendosur ta çojmë deri në fund”, tha Alibeaj.
 

Lajme20 minutes ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni1 hour ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri2 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme3 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni4 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri4 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme5 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni7 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri7 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme8 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme8 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë8 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

NA NDIQ NË FACEBOOK