Connect with us

Lajme

Arrestimi i ish-kreut të Kadastrës në Vlorë, Policia: Në banesën në Tiranë i gjetëm 65 mijë euro

Publikuar

Policia jep detaje për arrestimin e ish-kreut të Kadastrës së Vlorës, Klodian Troci, mbrëmjen e kaluar, pasi ishte shpallur në kërkim për falsifikim të pronave në Dhërmi.

Policia njofton se Trocit iu gjetën në banesë 65 mijë euro.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë, u bë ekzekutimi i vendimit të datës 16.10.2021, i Gjykates së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal ‘Arrest në burg’ për shtetasin K.T., 33 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale ‘Shpërdorim i detyrës’ dhe ‘Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve””, njoftoi policia e Vlorës këtë të Hënë.

“Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës, në Tiranë, shtetasit K.T. i është gjetur një shumë parash prej 65.000 Euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme”, shtuan të njëjtat burime.

Troçi u largua nga detyra rreth 2 javë më parë.

NA NDIQ NË FACEBOOK