SKENA
Gazetarja “plas bombën”/ “Semi është lidhur edhe me parë me një ish të dashur të Borës”

Vazhdon diskutimi mes marrëdhënies së krijuar mes Semit dhe Donaldit. Opinionistja e Fun Club, Iva Tiço si fillim është shprehur se Semi nuk duhej të afrohej fare me Donaldin vetëm nga fakti që Bora, shoqja e saj e ngushtë, ka qenë e lidhur me Donaldin.
Por ajo ka bërë më von edhe një deklaratë tjetër të fortë dhe ka zbuluar se edhe më parë Semi ka qenë e lidhur me një ish të dashur të Borës.
“Si gazetare e di, se e kam lexuar dikur, që Semi dikur u lidh me ish të dashurin e Borës. Mbase vajzat janë të hapura dhe nuk e dimë që ato deri diku kanë rënë dakort që kjo pjesë nuk është problem”.
Kujtojmë se marrëdhënia Semi- Donald është momentalisht ndër më të komentuarat./CNA.al






















